Home LAJME Arian Çani përpiqet të “joshë” policet e Tahirit

Moderatori i njohur i programit “Zonë e lirë”, Arjan Çani, është kapur pak ditë më parë nga paparazzi ynë në një nga rrugët e Tiranës në mes të dy policeve. Siç është vënë re nga të gjithë, me ndërrimin e ministrit të Brendshën, janë punësuar shumë police femra dhe Arjani po bisedon me dy prej tyre. Ai ka zbritur nga fuori strada e tij dhe diçka po u thotë, por ne e kemi të vështirë të dimë se çfarë, veç na duhet të marrim me mend disa opsione.

Arjani ose ka bërë ndonjë gabim dhe policet e kanë ndaluar, por ai duke qenë personazh publik, mund të kërkojë t’i “manipulojë” që t’i shpëtojë gjobës. Ose edhe Ariani, si të gjithë ne, prezencën e policeve femra e quan risi dhe, për këtë arsye, dëshiron t’i ketë në emisionin e tij, prandaj dhe po u bën një ftesë, edhe pse në mes të rrugës. Në fund të fundit është një rast për të mos u humbur. Kjo e dyta mund të jetë dhe opsioni më i mundshëm.