Home LAJME ‘Aqua Park’-Shkup, thyhet rekordi i vizitorëve

aqua park

Vala e nxehtë që ka përfshirë Maqedoninë ka bërë të thyhet rekordi i vizitorëve në ‘Aqua Park’-Shkup.

Kapaciteti vetëm në orët e para të mëngjesit ishte mbushur. Janë kërkuar bileta shtesë, por për shkak të sigurisë shumë qytetarë janë kthyer prapa.

Përgjegjësit e Aqua Park-ut, u kanë kërkuar falje gjithë atyre personave që është dashur ti kthejnë prapa, por kjo parasegjithash ishte për të mirën e tyre dhe për sigurinë e tyre, sepse nuk ka vend më aty dhe se për sigurinë e njerëzve brenda kujdesen 36 persona nga Kryqi i Kuq.