Home LAJME Aplikacion nga kompania amerikane IT për gjuhën angleze dhe sipërmarrësi përmes lojës

133054137

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot nënshkruajti Memorandum për bashkëpunim me kompaninë amerikane IT Woogi International për vendosjen e aplikacionit për gjuhën angleze dhe sipërmarrësinë në arsimin fillor dhe të mesëm përmes lojës, me ç’rast mentorë të nxënësve do të jenë moshatarët e tyre gjuha amë e të cilëve është anglishtja.

Përmes krijimit të grupit të përbashkët në lojë dhe komunikimit të ndërsjellë  nxënësit do ta përmirësojnë nivelin e njohjes së gjuhës angleze. Aplikimi është krijuar  nga kompania dhe veçmë shfrytëzohet në shkolla në SHBA, Kanada, Brazil dhe Kinë. Përmbajtja e kursit është akredituar nga Universiteti në Kaliforni i cili pas përfundimit ndan edhe diploma.

“Qëllimi i aplikimit  është që nxënësit nga mosha më e re të përfshihen në botën e sipërmarrësisë, me ç’ka struktura e aplikimit është bërë në disa faza dhe për mosha të ndryshme.  Ajo shfrytëzohet për fëmijët  e moshës parashkollore deri në shkollë të mesme. Në vendet ku është vendosur,  loja jep efekt të dyfishtë – krijimi i frymës sipërmarrëse te të rinjtë nga mosha e hershme dhe përmirësimi i gjuhës angleze”, theksoi ministri Abdilaqim Ademi  pas nënshkrimit të memorandumit.

Pilot-projekti përfshin garë mes nxënësve nga SHBA-ja, Kanadaja, Brazili dhe Kina i cili do të zgjasë dy muaj e gjysmë – nga 15 qershori deri më 31 gusht. Derisa zgjat gara, nxënësit  do të lidhen online, duke formuar ekipe të përbashkëta me nxënësit nga të gjitha pesë vendet dhe së bashku do të garojnë me ekipet e tjera.

Nga Maqedonia do të garojnë pesë shkolla fillore dhe një e mesme me ç’ka nxënësit  nga shkolla e mesme do të mund të jenë edhe mentorë për nxënësit e shteteve tjera nëse i plotësojnë kushtet e parashikuara me TESOL standardet. IT- kompania në mars do të trajnojë këshilltarë në Byronë për zhvillim të arsimit për zbatimin e aplikacionit.

ИТ Woogi МОН

Me këtë memorandum Ministria e Arsimit dhe Shkencës fiton qasje dyvjeçare falas  të programit nga ana e kompanisë  me ç’ka të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit mund të kenë qasje deri te aplikacioni  dhe t’i ndjekin nxënësit e tyre  ose fëmijët se si përparojnë me gjuhën angleze dhe me shkathtësitë sipërmarëse. Përmes sistemit për menaxhim me aplikacionin Ministria, shkollat dhe prindërit në kohë reale do të njoftohen për vlerësimin dhe problemet eventuale të nxënësve”, theksoi Ademi.

Skot Dau, përfaqësues i Woogi International, theksoi se bëhet fjalë për program të krijuar nga fëmijët, të bazuar  ndaj mësimit përmes lojës, të zhvilluar para tetë viteve në Amerikën Veriore.

“Prej atëherë janë regjistruar më shumë se dy milionë nxënës nga shkollat fillore deri në të mesme me mbi 200 milionë orë onlajn mësim. Ky program i motivon nxënësit  ta mësojnë gjuhën angleze, derisa i praktikojnë shkathtësitë  globale të shekullit 21, si sipërmarësi, mendim kritik,  punë ekipore,  inovacione dhe murëkuptim kulturor. Nxënësit e Maqedonisë  do ta shfrytëzojnë programin  i cili është akredituar në Kaliforni.  Ato do të jenë pjesë e mjedisit global  të mësimit dhe do të bashkëpunojnë me moshatarë të tyre nga Amerika Veriore, Kina, Afrika dhe Amerikan Jugore”, tha Skot Dau.