Home LAJME Apelon imami Fatmir Latifi: Shkurt e shqip, është haram që të dilet...

Imami i xhamisë së Shipolit në qytetin e Mitrovicës, Fatmir Latifi, duke e komentuar thirrjen për një protestë eventuale në shenjë solidarizimi me hoxhallarët e arrestuar, ka theksuar se është kategorikisht kundër çdo proteste të cilat kanë të bëjnë me arrestimet e hoxhallarëve.

Imami Latifi ka thënë për Telegrafin se ka besim të “plotë në pafajësinë e hoxhallarëve dhe vëllezërve tanë”.

“Andaj çdo thirrje në këtë drejtim është dhe konsiderohet si provokim dhe thirrje në destabilitet të vendit tonë edhe ashtu të brishtë. Unë shkurt e shqip ju them besimtarëve myslimanë që përfshirja në protesta eventuale, të cilat mund të mbaheshin nesër, është e haram (e ndaluar)”, ka thënë ai.