Home LAJME Apasiev: Përplasje interesash në Qeverinë e re të Maqedonisë

apasiev-520x445

Anëtarë i partisë ”E Majta”, Dimitar Apasiev ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë së Zaevit, në lidhje me çështje të përplasjes së interesave. Apasiev  në profilin e tij në Facebook akuzon për konflikt interesi në rastin e Koço Angjushev.

Sipas tij, përplasja e interesave ka të bëjë me zv. kryeministrin për çështje ekonomike, Koço Angjushev, dhe lidhet me Vendimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) për dhënie të lejes së prodhimit të rrymës një hidrocentrali të vogël ku Angjushev është bashkëpronar.

Apasiev vë në dukje se vendimi është publikuar në Gazetën Zyrtare një ditë para se të votohet Qeveria e re, pra më 31.05.2017 . Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim për dhënie të lejes që bizneset e Angjushevit  të operojnë  para se si të bëhet Zv. Kryeministër.

Këtë veprim, Apasiev e vlerëson si lojë borgjeze me ligjet, duke theksuar se po të kishte ardhë ky vendim pas formimit të Qeverisë, atëherë vendimi do të mund të kontestohej me ligj.