Aparature e re te onkologjiku per mjekimin e sakte te semureve tumorale
Home SHENDETESI Aparature e re te onkologjiku per mjekimin e sakte te semureve tumorale

beqjaNga sot ne Sherbimin e Onkologjise ne QSUT “Nene Tereza” perzierja e barnave do te behet me ane te kapave, pajisja mjekesore qe sherbejne per perpunimin dhe perzierjen e barnave (zakonisht, atyre citostatike), me qellim krijimin e paketave te gatshme te kemioterapise qe sherbejne per mjekimin e sakte dhe pa shperdorim te te semureve tumorale.

Ky eshte nje projekt qe realizohet per here te pare ne QSUT. Ministri i Shendetesise, Ilir Beqja, tha se instalimi i kesaj pajisje eshte nje siguri me shume per pacientet qe te marrin ne sasine e duhur dozen e mjekimit, por nga ana tjeter nje mundesi per nje miremenaxhim me te mire te barnave. I njejti projekt, shtoi Beqja, do te shtrihet edhe ne sherbimet e hematologjise dhe pediatrise.

“Ne kemi deklaruar se dy jane grupet e semundjeve qe do duhet te meremi ne menyre themelore, semundjet tumorale dhe kardiovaskulare. Ne fakt kemi bere hapa konkrete ne keto 6 muaj, qofte me rritjen e fondeve ne dispozicion te blerjes se barnave per sherbimin onkologjik, madje me perfshirjen e disa barnave edhe ne listen e rimbursimit. Megjithate ne analizen e punes konstatuam se teknikat qe perdornim per te hartuar dozat e mjekimeve ishin teknika qe kishin shume hapesire per mosperdorim efiçent te barnave. Sic e dini ne montuam sot nje instrument qe quhet kape, qe arrin te beje perzierjen e duhur te çdo doze mjekimi, duke pasur ne radhe te pare siguri per dozen qe percaktojme, duke pasur mundesi qe shfrytezimi i barnave te jete maksimal, por duke u ofruar dhe profesionisteve te mjekesise qe punojne aty me shume siguri ne kushtet e tyre te punes. Nje gje te ngjashme jemi duke e bere bashke me Drejtorine dhe ne dy sherbime te tjera ne QSUT qe lidhen me semundjet tumorale, tek hematologjia dhe pediatria. Me te tre keto investime besoj se efiçenca e shfrytezimit te barnave disponibel eshte e rendit te pakten 1 mln dollare” tha ai.