Home LAJME Anketë: Shumica e evropianëve vlerësojnë se kriza e emigrantëve është përkeqësuar gjatë...

133497808

Rreth 79 për qind e të anketuarve në Itali, 67 për qind në Francë dhe 53 për qind në Britaninë e Madhe besojnë se kriza e emigrantëve në shtetet e tyre është përkeqësuar gjatë vitit të kaluar, tregojnë rezultatet e hulumtimit të agjencisë “Ifop” për “Supatnik”.

Ky numër në Gjermani dhe Spanjë është 45 për qind, ndërsa më i ulët është në Poloni me 35 për qind.

Sipas rezultateve të hulumtimit vetëm 16 për qind e të anketuarve në Gjermani, shtatë për qind në Francë, Spanjë dhe Britaninë e Madhe, gjashtë për qind në Poloni dhe dy për qind në Itali shohin progres në situatë.

Pjesa më e madhe e të anketuarve të pakënaqur janë mbështetës të partive djathtiste dhe personave mbi moshën 35-vjeçare. Përjashtim është Polonia, ku qëndrimet politike nuk ndikojnë në pjesë të madhe te rezultatet dhe Gjermania, ku qëndrim të njëjtë kanë njerëzit e grup-moshave të ndryshme.

Në SHBA 38 për qind e të anketuarve vlerësojnë se kriza e emigrantëve është përkeqësuar, 19 për qind shënojnë trend pozitiv dhe 33 për qind nuk shohin kurrfarë ndryshimi.

Hulumtimi është zbatuar nga “Ifop”, agjencia më e vjetër e rejtingut në Francë, në periudhën prej 22 deri më 26 tetor të këtij viti. Me hulumtimin janë përfshirë 7.043 të anketuar të moshës mbi 18-vjeçare në Francë, Gjermani, Itali, Poloni, Britani të Madhe dhe SHBA