Home LIFESTYLE Anketa në Kosovë: Ja kush do t’i fitonte zgjedhjet nëse do të...

Sipas një sondazhi të publikuar nga Indeks Kosova”, nëse zgjedhjet do të mbahen tani, do të kishim këto rezultate: PDK –AAK-NISMA 43 %, LDK-AKR 27 %, VV – 29 %.
Sondazhi është realizuar me mbi 900 respodent, ndërsa rreth 18 për qind prej tyre kanë refuzuar të japin përgjigje, dhe 15 nuk ka pasur një mendim.

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj i është gëzuar një sondazhi të fundit i cili e nxjerrë Lëvizjen si subjektin e dytë me 29 % të votave.

Ai madje e fton votuesin e LDK-së që t’i bashkohet VV-së për ta mposhtur koalicionin e krimit.