Home LAJME Ambasada amerikane: Me rëndësi që Kuvendi të ecë para në agjendën e...

7ABF509D1E15ECDE6022FFAADC99E594

Ambasada amerikane vlerëson se pas miratimit të Ligjit për gjuhët është me rëndë që kuvendi të ecë para në agjendën e tij dhe të fokusohet në reformat e nevojshme, për të cilat u zotuan se do t’i realizojnë të gjitha partitë për arritjen e eurointegrimeve të Maqedonisë.

Ambasada rikujton se kryeministri, Zoran Zaev, mbrëmë konfirmoi se obligimi dhe përgjegjësia e qeverisë dhe partive politike është që të avancojnë interesat e gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Nga Ambasada amerikane gjithashtu rikujtojnë në deklaratën e zëvendëskryeministrit Osmani në Bruksel se ligji do të dërgohen në Komisionin e Venecias për t’u siguruar se ligji është në përputhje me standardet europiane.

“Vendi ka mundësi të realizojë përparim drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, gjë që shumica e qytetarëve e mbështesin”,- shtojnë nga Ambasada.