Home LAJME Aliu me vëllaçkon Menduh

“Populli jonë do ta pranonte socializmin, por asnjëherë nuk do ta pranojë etiketën e socializmit. Patjetër duhet të pajtohemi me faktin se armiqtë tanë aritën sukses në përhapjen e Gënjeshtrës së Madhe. Nuk ka kuptim që edhe më tej të sulmojmë frontalisht. Është më mirë që t’i mashtrojmë“. Me këto fjalë, shkrimtari amerikan dhe aktivisti majtist , Upton Sinclair rezimon vlerësimin e vet për shijen politike të amerikanëve në vitin 1951. Por edhe aventurës së vet në politikë, si kandidat për guvernator në Kaliforni në vitin 1934, në fushatën e bazuar në platformën EPIC (“End Powerty in California”) për t’i dhënë fund varfërisë në atë shtet amerikan. Përkundër numrit të papritur të madh të votave të fituara, Sinclair megjithatë humbi nën hovin e propagandës së djathtë konservative e cila e prezantonte atë si komunist. Deri sa komunistët amerikanë dhe rus nga ana tjetër distancoheshin prej tij, duke e konsideruar si kapitalist. Xhanëm, koha tregoi se sa arriti sukses Sinkleri në strategjinë e driblimit.

Hiq-e-shto, vlerësimi i njëjtë vlenedhe për situatat tona në përfundim të dekadës së demogogjisë, të shënuar me përplasje mes reales dhe idealistikes.

Mund të ndiejmë keqardhje, të piskasim dhe filozofojmë, por jemi të detyruar të pranojmë se procesi i kriminalizimit, izolimit, demoralizimit rrumbullakësohet me etapën finale të normalizimit të dhunshëm të situatës dhe pranim të dështimit. Gjithsesi, numri i të pakënaqurve është në rritje të vazhdueshme dhe dominon mbi pakicën e kënaqur dhe të lumtur – nga vetvetja dhe me vetveten. Mirëpo, e privuar nga mundësitë dhe fuqia për të kundërshtuar, shumica, dalngadal sikurse tashmë po ambientohet me standardet e reja, duke u ngushëlluar se, ja, shkaku për hallin nuk ëhstë personal, por shoqëror.

Nw anen tjetwr tw spektrit politik, e ballafaquar me aparat masiv shtetëror-institucional të represionit, opozita është e detyruar të heq dorë nga opsioni i përballjes frontale me pushtetin dhe në mënyrë sinkleriane tenton që të njëjtën ta driblojë përmes eskvimit politik. Përafërsisht në frymën e filozofisë defetiste se nëse nuk mund ta mposhtësh, bashkangjitju. Masivisht dhe masovikisht, zëshëm dhe dukshëm. Verbërisht duke u shtirur se nuk janë të vetëdijshëm se pikërisht ai veprim paraqet vetwm se rrugë paraprakisht të trasuar nga vetë qeveria. Nëpër të cilën opozita, në kundërshtim me poemën e Frostit, do të hapërojë duke zgjedhur rrugën më të konforshme dhe stwrpwrdorur.

Sw fundi, jo që kjo është diçka e re dhe e papritur. Zaten, dinakëria çdo herë është strategji e përshtatshme për të dobëtit dhe frikacakët të përballur me kundërshtarin më të fortë. Një shikim prapa, tregon se shenjat e defektivizmit opozitar shpërndaheshin gjithandej përreth dhe mjaftë të dukshme për të gjithë ata që kishin një dromcë mendje dhe kurriz që t’i vërejnë. Përkrahja që vegjeton(te), përkundër sektashllëqeve të pakuptueshme banale egoiste të brendshme dhe patricideve familjare, qe moti nuk ipej fal ndonjë besimi të madh në aftësitë dhe duart e pastra të udhëheqësisë opozitare. Përkundrazi, përkrahja e tillë më tepër i përngjante heshtjes së mëshirshme për të mos kritikuar opozitën, që më tepër ka të bëjë me mirwsjeljen bazike njerëzore, se sa ndonjw përcaktim konstruktiv, bindje ideologjike ose solidaritet në situatë të vështirë. Mirëpo ajo bamirësi bëhet kundërproduktive dhe refuzuese nëse shndërrohet në shprehi ose aktrim të martirizimit përmes lypjes së simpative në vend të inkurajimit për betejë. Njw raport i tillw ndoshta ka kuptim dhe efekt në një afat të shkurtër, por në qoftë se vazhdohet, detyrimisht çon drejt gjendjes dëshnitarë të së cilës jemi tani – apati, depresion, ndjenjë e impotencës para fatit të domosdoshëm. Dhe për këtë faji më së paku duhet të kërkohet te pushtetmbajtësit.

Zaten, me elitizmin dhe pavendosmërinë dua-s’dua, vetë opozita do ta mbajë fajin kyç për atmosferën e tanishme të përgjithshme të apatisë në shoqëri. Duke miratuar vendimet të pakuptueshme kompromisi në momente kyçe të tensionimit, duke pranuar bashkëpjesëmarrje në akte të dizajnuara për amortizim të belave qeveritare dhe verbërisht duke besuar në fjalët e bukura të financuesve të huaj të mjerimit tonë, vetë opozita e amortizonte revoltën e pasuesve dhe e harxhonte bazën e vetë. Por as kjo nuk është mëkati më i madh i saj.

Në prapavijën e këtij apatizmi të imponuar opozitar (normalizim) e paraqitur si konstruktivitet, strategjizëm, përgjegjësi shtetëformuese dhe çka jo tjetër nga repertuari fjalaman i opozitës, fshehet zbrazëtia evidente shpirtërore dhe shkretëtira ideore. Të cilën mendoj se edhe vetë opozita e ka pranuar si – eh!- domosdoshmëri. Si të kutphet ndryshe „frymwzimi motivues “ kyçw tw mshefur në mantrën thuajse religjioze opozitare se “nuk ka opozitë afër opozitës dhe emri i saj është LSDM” e përcjellë me bindjen përtace, dorën në zemër të pa treguar, por të dukshme edhe për të verbrit, se “herëdokur këta do të bien që ne të kthehemi në pushtet”. Që nuk është edhe aq larg bindjes poshtëruese dhe hipotetikisht të përsëritur të Menduh Thaçit para përkrahësve të vetë se “do të jemi në pushtet, ju vetëm duroni, urtë, urtë, urtë”… Ose shprehur në formë më plastike, ngjashëm me “analizat strategjike” të paradokohshme për rënien e SHBA-ve që i përngjajnë skenarit të ndonjë filmi nga Bolivudi të kategorisë B, për “dallgë të larta dhe erëra orkanë” armagedone.

E përbashkët për të gjitha “prognozat” e tilla është se në fakt vetëm kamuflimi fjalaman i psikes humballaqe e cila mes rreshtash pranon se vetëm Perendia nw Qielli dhe Nëna Natyrë nw tolw mund të sjellin deri te ndërrimi dhe rënia e pushtetit. Por jo edhe të politikave.

Në fakt, leximi më i kujdesshëm i ngjarjeve – e jo i kumtesave – tregon për kthimin e strategjisë së para muajit mars 2013, pwr konsolidim të katërshes së madhe, në dëm të proceseve demokratike. Por për dallim nga diferencimi majtas-djathtas veçmë të devalvuar ideologjik, kësaj radhe ky konsolidim haptazi zbatohet për ndarjes etniko-partiake dhe koalicionimit DPMNE-LSDM nw kampusin maqedonas, dhe BDI-PDSH te ai shqiptar.

Reagimet e dyfishta të LSDM-së pas “çmendurisë“ së tifozëve në Tetovë (pa kundër-reagimet e zakonshme të DPMNE-së), si dhe vlerësimi i Ahmetit se ai dhe vëllau i tij Menduhi mjaftojnë si liderë dhe se nuk ka nevojë për parti të tretë shqiptare, paraqesin maja mjaft të dukshme të ajsberxheve politike nënujore të akullit, të cilat tek sw pari do të shpwrthejnw në sipërfaqe. Në esencë, ai rigrupim i ri (me motive të vjetra të vetëmbijetesës) është promovim i skenarit për ndarje të pushtetit sipas modelit të Izraelit ku Likud-DPMNE dhe Labur-LSDM vendosin për të gjitha çështjet esenciale politike dhe ekonomike, kurse poltornët shqiptarë Fatah-BDI dhe Hamas-PDSH sigurojnë iluzion të përfaqësueshmërisë shqiptare dhe aktrim të mbrojtjes patriotike, me çmim të eksploatimit të bashkuar të votuesve shqiptarë.

Kuptohet, nëse dikush merr guximin t’i sjellë në pikëpyetje pozitat e çimentosura të katërshes së madhe, këtu janën SHBA-të, BE, Gjermani, Franca, Britania që me “përgjegjësi” të ngjesin ndonjë etiketë të “papërgjegjshmërisë”. “radikalizmit”, “fundamentalizmit” mbi supet e çdo pretendenti të mundshëm që nuk përputhet në skemën e kontrolabitetit përmes parashikueshmërisë (lexo: korrupsionit, kriminalitetit, krimeve) të prijwsve të tanishëm partiakë. Shembulli me atentatin politik ndaj Branko Cërevnkovskit, i realizuar me forca të bashkuara prej faktorëve të lartpërmendur të brendshëm dhe të jashtëm, konfirmon se në Maqedoni gjithnjë e më pak ka hapësirë dhe mundësi për paraqitje-e lëre më për sukses- të ndonjë personaliteti ose force e cila në dosjen e vetë nuk ka material të mjaftueshëm për shantazhim dhe mbajtjes në zinxhir të si pekinezer ballkanik. I trajnuar nw lehje grirëse ndaj këlyshve të vetë, dhe lëpirje të këpucëve të pronarëve të jashtëm të fuqisë së tij të huazuar. Si c’do ilac efektiv, njohja e realitetit të imponuar është ilaçi më i hidhët dhe më i shëndetshëm në procesin e shërimit. Në atë kuptim, thika e kritikës patjetër duhet të bëhet sërish me dy tehe, e drejtuar njëjtë drejt pushtetit dhe opozitës, ndaj të majtëve dhe të djathtëve, ndaj etnikisht të ndryshmëve me masa vlere etike të ndara dhe të çrregulluara. Pas të gjitha strategjive të huqura dhe dështake të realizuara mbi supet tona, vendosja e padiskutueshme të SHBA-ve dhe BE-së në korelaciuon automatik me demokracinë, llogaridhënien apo lirinw mbetet e pranueshme vetwm pwr të korruptuarit dhe naivëve politikë. E vërteta duhet të kthehet atje ku ëhstë fshehur gjithmonë – në mjedis, në mesin tonë. Pas të gjitha bredhjeve të inskenuara në mirazhet e majta dhe djathta, evropiane dhe amerikane, politika duhet të kthehet patjetër aty ky është lënë hapësira dhe shkretira mw e madhe ideologjike. Në qendër.