Home LAJME Ali Ahmeti: Halimi është duke e lënduar idenë e kandidatit konsenzual

ali ahmeti

Mbrëmë në Tetovë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka ftuar përkrahësit  që me 13 prill të rinë në shtëpitë e tyre dhe të mos  dalin të votojnë. Në këtë miting, kanë qenë të pranishëm krerët më të lartë të BDI-së Ali Ahmeti, Fatmir Besimi,  Hazbi Lika, Teuta Arifri  etj.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se  BDI është një shtëpi që ka tapi dhe nuk ka forcë që mund të ndalë idenë e BDI-së për një kandidat konsenzual, ai tha se kandidati shqiptarë Iljaz Halimi është duke e lënduar këtë ide, duke thënë  në tubimet partiake se nëse fiton  do i trajtojë mirë shqiptarët. Ahmeti  tha se po të kishte mundësi që të fitoj një kandidat shqiptarë ata do të nxjerrnin  kandidatin e tyre në këto zgjedhje.

“Nëse dikur shqiptarët dikur merreshin vetëm me bujqësi, tani ata vendosin për gjera të rëndësishme në këtë shtet”, tha Ali Ahmeti. Ai tha se Iljaz Halimi nuk mund të nxjerr asgjë pozitive me kanidimin e tij për president.