Home LIFESTYLE Aleix Vidal drejt largimit nga Barcelona

Me afrimin e merkatos së Janarit pritet që Aleix Vidal t’i japë lamtumirën Barcelonës. I transferuar te blaugranat në 2015 nga skuadra e Sevillas për 18 milionë Euro, 27-vjeçari nuk ka arritur të gjejë një vend titullari në fromacionin e Enriques dhe për këtë arsye ka vendosur të provojë një aventurë të re. Sipas mediave spanjolle, mbrojtësi mund të transferohet në Premier League, pasi për të ka shfaqur interes skuadra e Swansea.