Home LIFESTYLE Aksident i rëndë në Strugë, vdes një person

Ka rezultuar me një viktimë aksidenti në rrugën Ohër-Strugë-Kërcovë sot pasdite. Sic bëhet e ditur në aksidentin ku u përfshinë dy makina janë lënduar edhe tre persona të tjerë të cilët tashmë trajtohen në spitalin e Traumës në Ohër. Nga policia akoma nuk e kanë konfirmuar këtë informacion. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Izdegllavje shkruan Strugalajm.