Home LAJME Ahmeti-Thaçi: Bashkëpunim për çështjet që i prekin shqiptarët

ahmet-thaci-1_1497227367-906395

Pas përfundimit të takimit kokë më kokë, kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, thanë se kanë për qellim që të bashkëpunojnë për çështjet që i prekin dhe shqetësojnë shqiptarët.

“Mbetet që edhe në të ardhmen që këto takime në vazhdimësi të mbahen dhe të shohim se si t’i koordinojmë edhe më mirë punët që më me lehtësi të arrijmë te realizimi i pikave të kësaj marrëveshje”, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se kjo bisedë ishte shumë e nevojshme, duke shtuar se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme por thjeshtë bëhet fjalë për një komunikim të hapur dhe transparent mes pozitës dhe opozitës.

“Sigurisht se ne mbajmë përgjegjësi për qëllimet strategjike të shqiptarëve si integrimi në NATO dhe BE si dhe avancimi i pozitës shqiptarëve në një piadestal. I thash zotit Ahmeti se ne do të vazhdojmë ta kultivojmë opozitën shqiptare, ani pse s’kemi shumë vota por ne kemi mandat dhe këtë mandat nuk do ta tradhtojmë. Por kjo nuk do të thotë që ne mos t’i harmonizojmë qëndrimet me pozitën shqiptare”, tha pas takimin Thaçi.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë ofertë për t’u bërë pjesë e ekzekutivit, Thaçi tha se kjo nuk ka qenë pjesë e bisedimeve.