Home LAJME Ahmeti: Nëse nuk zgjidhet çështja e emrit, shqiptarët e Maqedonisë do marrin...

“Nëqoftëse ne nuk ne nuk do të kemi zgjidhje, njerëzit do të kërkojnë zgjidhje. Një shembull konkret është se shqiptarët në kërkim të alternativës do të kërkojnë pasaporta shqiptare, shkaku që Shqipëria po ec me sukses drejt rrugës së integrimit evropian. Dhe kjo natyrshëm do të ndodhte me shqiptarët e Maqedonisë, sic janë rastet me maqedonasit të cilët , rreth 50 mijë apo 100 mijë prej tyre janë pajisur me pasaporta bullgare”, është shprehur lideri i BDI – së, Ali Ahmeti, në emisionin Rruga drejt… që transmetohet në Alsat M, transmeton Almakos.com

Ali Ahmeti ka thënë se zgjidhja e çështjes së emrit është më afër zgjidhjes se sa kurrë më parë dhe se tani palët nuk duhet të dalin nga dhoma pa një vendim definitiv.

Sipas tij, agjenda evropiane e ka kushtëzuar zgjidhjen e këtij problemi, andaj ai ka ndërmarrë një ofensivë diplomatike për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Ahmeti është shprehur se Maqedonia rrezikon të izolohet nëse në një të ardhme të afërt nuk do të ketë zgjidhje për çështjen e emrit.

Ai është shprehur se për këtë çështje duhet të punohet shumë me opinionin maqedonas. Ne si shqiptarë e kemi për obligim që të merremi me këtë çështje, pasi jetojmë në të njëjtën hapësirë, i kemi të njëjtat fate, ka theksuar Ahmeti.

Pa ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar, ky problem nuk zgjidhet sepse aty ku ka emocione nuk ka racionalitet, është shprehur Ahmeti.

Lideri i integristëve ka akuzuar mediumet maqedonase që kanë sabotuar se transmetuari vizitat e tij në kuadër të axhendës së BDI – së. Ahmeti ka thënë se Gruevski nuk mund tia caktojë agjendën e tij. Unë kam parimet e mia si kryetar i BDI- së dhe nuk mund ti zhgënjejë mbështetësit e tij, por ta realizojë konceptin e BDI – së, ka thënë kryeintegristi.

Ahmeti është shprehur se partnerët e koalicionit, BDI dhe VMRO – DPMNE, kanë dallime, por kanë edhe dialog dhe kompromis.

Duke folur për ligjin për mediat, Ahmeti ka shtruar pyetje nëse kanë presione mediumet shqiptare, a janë të kërcënuara dhe a janë të shantazhuara sepse ai dëshiron ta dijë.

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme, Ahmeti është shprehur se zgjedhjet nuk ofrojnë zgjidhje, mirëpo nuk e ka përjashtuar mundësinë e shqyrtimit të pozicionit të Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhje të parakohshme./Almakos