Home LAJME Ahmeti i fton në takim liderët e partive shqiptare

133323534

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka ftuar në takim të përbashkët të gjithë kryetarët e partive politike shqiptare në Maqedoni.

Nga BDI për MIA-n konfirmuan se takimi duhet të mbahet nesër në orën 13 në Shkup, ndërsa ftesa u janë dërguar te gjitha partive shqiptare, pa përjashtim.

Pritet të bisedohet për gjendjen politike në Maqedoni pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

Tani për tani nuk ka konfirmim nga partitë e ftuara nëse do të shkojnë në takim me Ahmetin. U prononcua vetëm Besa, prej ku thonë se kryesia partiake sonte në mbledhje do të vendosë nëse do ta pranojnë ftesën e liderit të BDI-së.