Home LAJME Agim Veliu shpall fitoren në Podujevë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka shpallur fitoren në garën për kryetar të Komunës së Podujevës.

Në bazë të rezultateve të Shtabit Zgjedhor të Degës së LDK-së, Agim Veliu ka fituar 50.60 për qind të votave, nga numri i përgjithshme i votuesve.

“Kryetari Veliu i ka fituar gjithsejt 19.601, ose 50.60 përqind të votave nga numri i përgjithshëm i votave. Duke kumtuar lajmin e fitorës, Kryetari Veliu, në selinë e Degës së LDK-së, i falënderoi të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës për besimin e dhënë atij dhe LDK-së që të vazhdojë qeverisjen me Komunën e Podujevës edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeccar”, thuhet në njoftim të LDK’së.