Home LAJME Afër 50 mijë vota të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme të parakohshme...

111182129

 Numri i fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme të parakohshme parlamentare në Kosovë është rreth 50 mijë vota.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë procesimin e të dhënave të 2248 vendvotimeve nga 2490 sa janë gjithsej, apo 90,28 për qind.

Numri i fletëvotimeve të vlefshme është 626.761, kurse numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 48.413.

Ndërsa numri i zarfeve të fletëvotimeve me kusht në kutinë e votimit është 27757.