Home LIFESTYLE Admir Mehmedi i lumtur: Me Leverkusenin fitoj trofe

Admir Mehmedi po e shijon në maksimum eksperiencën e tij të re te Bayer Leverkusen. Sulmuesi me origjinë shqiptare por që luan për përfaqësuesen e Zvicrës dëshiron të spikasë me fanellën e Aspirinave dhe të lërë shenjën e tij te skuadra nga BayArena.

Mehmedi në një intervistë falenderoi drejtuesit që besuan tek ai dhe njëkohësisht u premtoi atyre se do të japë maksimumin për të ndihmuar Leverkusenin në arritjen e objektivave. Për ti bërë vend 24-vjecarit nga Gostivari Bayer largoi nga ekipi sulmuesin tjetër Josip Drmic, ndërkohë që për kartonin e Mehmedit derdhi në arkat e Freiburgut që u rrëzua një kategori më poshtë shumën e 5,6 milionë Eurove.

Gjatë këtyre viteve në Bundesligë nuk kam treguar ende potencialin tim të vërtetë theksoi Mehmedi. Sulmuesi shqiptar më pas zbuloi se nuk u mendua dy herë për të firmosur me Leverkusenin kur dëgjoi për ofertën e Aspirinave. “Projekti që propozuan drejtuesit më bindi menjëherë aq më tepër që Leverkusen përpara se të hynte në bisedime me mua kishte kontaktuar klubin e Freiburgut dhe kishte arritur një akord me ta për kalimin tim në BayArena. Transferimi te Bayer është një etapë e rëndësishme për karrierën time. Dua të shënoj shumë gola dhe të fitoj trofe me këtë skuadër”, deklaroi Admir Mehmedi.

Në 2 sezone me Freiburgun në Bundesligë 24-vjecari zhvilloi në total 59 ndeshje duke shënuar dhe 16 gola.