Home LAJME Adili shpall shkrirjen e “Unitetit” në “Aleancë për Shqiptarët”, ja çfarë thotë...

page-480x320

Me vendim të Kuvendit Qendror të partisë “Uniteti”, Zylfi Adili sot e ka shpallur shkrirjen e partisë në “Aleanca për Shqiptarët”, ndërkaq kryetari i partisë, Gëzim Ostreni, thotë se ai nuk është i autorizuar për atë punë, njofton Portalb.mk.

“12 nga 15 degët e partisë, kanë votuar që Uniteti të shkrihet në një subjekt politik “Aleanca për Shqiptarët”. Në bazë të vendimeve të degëve të partisë Uniteti, duke u mbështetur në ligjin për partitë politike dhe në Statutin e partisë, Kuvendi Qendror solli vendim për krijimin e subjektit të ri politik Aleanca për Shqiptarët. Kryetari i partisë, i ka shkëputur kontaktet me kryesinë e partisë që nga 6 prilli, kur edhe është informuar për vendimin e degëve”, tha Adili.

Kryetari i partisë Gëzim Ostreni nuk e njeh shkrirjen e partisë. Ostreni thotë se për vendimin e shkrirjes së partisë, kompetent është vetëm Kongresi i Partisë dhe askush tjetër.

“Për vendimin e shkrirjes së partisë kompetent është vetëm kongresi i partisë dhe jo dikush që thirret në emrin e nënkryetarit të partisë se edhe ai ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i nënkryetarit më 17 dhjetor të vitit 2016 në mbledhje të kryesor. Do ta analizojmë dhe do të shohim. E para nuk është kryetar, ndërkaq e dytë në bazë të Statutit të partisë, nënkryetari mund të punojë vetëm për atë [farë e autorizon kryetari. Unë nuk e kam autorizuar për këtë punë. Bashkimi i partive nënkupton shkrirjen e programit, ne nuk jemi ulur ta shkrijmë programin, ndërkaq po i shkrijmë partitë. Këto probleme janë të zgjidhura, pasi që bashkimi i partive bëhet kur tre partitë janë të dakorduara, por RDK nuk dakordohet, ndërkaq “Uniteti” s’ka qëndrim për shkrirje”, u shpreh Ostreni për Portalb.