Home LAJME Ademi u takua me ambasadorin shqiptar Reka

133747496

Ministri në Qeveri, i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi sot pati takim me ambasadorin shqiptar në Republikën e Maqedonisë.

Në takim, ministri Ademi theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë u jep peshë politike marrëdhënieve të diasporës dhe me këtë tregon se dëshira është po aq e madhe, sa edhe vetë vullneti për t’u integruar diaspora.

Gjithashtu, u theksua se vendosja e themeleve për bashkëpunim të përbashkët ështlë shtylla kryesore për përforcim të raporteve ndërmjet shtetit dhe diasporës. Minsitri shfaqi  falënderim për mbështetjen e Republikës së Shqipërisë për Republikën e Maqedonisë, dhe është i hapur për bashkëpunim të mëtutjeshlm në fushat e interesit të përbashkët.

Ambasadori Reka tha se është i bindur se Maqedonia dhe Shqipëria do të përparojnë së bashku, sepse kanë shumë punë të përbashkëta dhe se rezultati do të jetë i dobishëm, sepse do tëp inicohet bashkëpunimi i mëtutjeshëm. Gjithashtu, theksoi se minsitri Ademi ka vizion të qartë për disasporën dhe dëshirën që të ndihmohet diaspora, që është element mjaft i rëndësishëm dhe kyç, kumtoi kabineti i Ademit.