Home LAJME Adelina Ismajli paguhet me 4 000 euro nga LDK-ja

Këngëtarja e mirënjohur Adelina Ismajli po thuajse është bërë simbol I Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila pothuajse në të gjitha fushatat parazgjedhore është përkujdesur të argëtojë elektoratin e kësaj partie.

Megjithatë, Adelina për këngët që po i këndon në fushatën e LDK-së, po paguhet goxha mirë.

Burime të sigurta të ORAinfo brenda LDK-së bëjnë të ditur se Adelina është paguar me 4 mijë euro këtë javë për këngët që ka kënduar në pjesën e parë të fushatës.

I njëjti burim bën të ditur se po edhe kaq pritet të paguhet deri në përfundim të fushatës.