Home LIFESTYLE A po përgaditet Bexheti për tu bërë kryetar i Tetovës?

Caktimi i akademik Abdylmenaf Bexheti sot për kryetar të klubit të Shkëndijës ka një domethënië jo vetëm për sportin tetovar por edhe më shumë.

Duke marrë parasysh se akademik Abdylmenaf Bexheti ëshë pjesë e kompanise Ecolog edhe para se klubi të bëhet sponsor general i Kf Shkëndija ky post i ri ka një domethënië edhe më të madhe drejt ambicjeve politikë ndoshta për të dhënë një kontribut akoma më të madh për qytetarët e Tetovës e ajo mund të jetë synimi i postit të kryetarit të komunës së Tetovës pas dy viteve.

Akademik Abylmenaf Bexheti ka kohë që është një analist dhe opinionist në debate të ndryshme mediatike perveçc kësaj ai është edhe një aktivist qytetar ku haptazi përkrahi protestat kundër ndotjes së ajrit në Tetovë. Poashtu akademik Bexheti është edhe hartues i programit ekonomik të Lëvizjes Besa. Akademik Bexheti së fundmi reagoi edhe kundër deklaratës së kryetares për marrëdhënië ndërfetare e cila kërkoi namazi të kryheeht edhe në gjuhën maqedonase, gjë që e kundërshtoi Bexheti ku arriti të fitoi simpatinë edhe të myslimanëve këtu.

Krejt këto paraqitje dhe angazhime që kulmuan sot me postin e kryetarit të KF Shkëndija ku pritet të fitojë zemrat e mijëra tifozve shqiptarë shkojnë vetëm në një drejtim ndoshta edhe më të madh se posti i kryetarit të komunës.

Nëse akademik Bexheti vendos për një hap të tillë ai do të jetë kandidati me më shumë gjasa për tu bërë kryetar pasi përveç që do të ketë mbeshtetjen e kompanise Ecolog ai ka edhe një simpati tek popullata lokcale maqedonase.

I pyetur nga portali Shqipmedia se cfarë mendon nëse profesor Abdylmenaf Bexheti kandidohet për kryetar të komunës së Tetovës, aktivisti qytetar Arianit Xhaferi njëherit udhëheqës I Lëvizjes Ecoguerilla shprehet:

Arianit-XhaferiKandidimi potencial i z. Bexheti për kreun e komunës së Tetovës mund të jetë një lajm shumë i mirë. Komunat duhet të udhëhiqen nga njerëz që kanë aftësi menaxhuese, e jo nga njerëz partish politike të cilët i në vend që t’i shërbejnë qytetarëve, i shërbejnë partisë që i ka sjellë aty. Për më tepër, z. Bexheti ka qenë afër qytetarëve të Tetovës dhe goxha i zëshëm kurdo që është ndjerë e nevojshme të ngrihet zëri i protestës, siç kemi patur rastin me ajrin e helmuar të Tetovës. Personalisht, mendoj që është koha të bëhemi dhe ne si pjesa e botës moderne dhe të caktojmë në krye të qyteteve tona njerëz të fuqishëm të biznesit, e jo figura partiake, ka përfunduar Xhaferi./Shqipmedia