Home LIFESTYLE A po ndryshon Tearca rezultatin, ja sa votues kanë votuar deri tani

Jehonë e kënaqshme po vërehet te votuesit në Tearcë në orët e paraditës. Sipas burimeve të Gazetës Lajm, deri tash (10 minuta para orës 12), kanë votuar 170 deri 180 votues, po një numër i konsiderueshëm është duke pritur në radhë për të votuar. Votimet po zhvillohen në mënyrë të qetë por në rrethana të tensionuara për shkak të presencës së madhe të njësiteve policore. Nëse në votime dalin rreth 500 votues, në këtë vendvotim me gjithsej 750 votues, atëherë ndryshimi mund të jetë i pritshëm.