Home LAJME A ishte Tito sundimtar i botës, përmes OKB-së? (Video)

Në saje të dhënave që dispononte nga Lufta e Dytë Botërore, Josip Broz Tito ka shantazhuar dhe ka mbajtur nën kontroll, atë kohë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kurt Waldheim, dhe përmes kësaj organizate botërore bëri gjithçka që dëshiroi.

Legjendat rreth presidentit të përjetshëm të iah Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Titos, nuk kanë fund. Së fundmi, dyshohet se ai mbajti nën kontroll botën, përmes Kombeve të Bashkuara dhe Kurt Waldheim – ish-Sekretar iPërgjithshëm i OKB-së, transmeton Telegrafi.

Sipas disa fakteve historike, Tito ka shantazhuar Waldheim, sepse posedonte një dosje rreth krimeve që ai kishte kryer si nazist në Luftën e Dytë Botërore në ish-Jugosllavi, veçanërisht në Kozara!

Që në këtë histori ka diçka, dëshmon fakti se gjatë udhëheqjes së Waldheim në OKB (1972-1982), Jugosllavia shumë mirë i ndau rolet dhe detyrat në kuadër të Sekretariatit të OKB-së.

Zëdhënësi i Waldheim-it ishte askush tjetër përpos njeriut të Titos, Rudolf Stoiber, ndërsa ambasadori i Jugosllavisë në OKB, Jaksha Petriq, ka pasur qasje të shkëlqyer tek Sekretari i Përgjithshëm.

Gjatë shfaqjeve të tyre të përbashkëta, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kurt Waldheim, vlerësonte lartë Josip Brozin, ku theksonte se presidenti jugosllav, Tito, luante një rol shumë të rëndësishëm në çështjet botërore.

Ndër të tjera, Jugosllavia ishte një nga vendet e para që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i sapo zgjedhur, kreu një vizitë, ku Mareshali Tito e mirëpriti në Brione, “prapa dyerve të mbyllura”.

I njëjti Kurt Waldheim, u dëshmua se ishte nazist që ka kryer krime të rënda gjatë Luftës së Dytë Botërore në Jugosllavi. Për shkak të masakrës në Kozare dhe vrasjes së më shumë se 60 mijë njerëzve, duke përfshirë 22 mijë fëmijëve, u nderua në vitin 1942 nga Anta Paveliq – me Urdhrin e Kurorës së Mbretit Zvonimir!

Megjithatë, për shkak të bashkëpunimit të suksesshëm dhe të miqësisë ndaj Jugosllavisë, Tito ia dha Waldheimit çmimin “Urdhri i Flamurit Jugosllav”!

Tito ka “menaxhuar” Waldheimin, pasi kishte në dorë dosjet, F25572, në të cilën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ishte regjistruar në listën A të kriminelëve të luftës!

Kurt Waldheim ishte Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (1972-1981) dhe president i Austrisë (1986-1992). Ai në vitin 1986 pohoi se kishte punuar si përkthyes dhe nuk ishte i përfshirë në krimet naziste.