Home LAJME A do ta tradhtojë Malisheva Fatmir Limajn shkaku i premtimeve milionëshe të...

Kryeministri i vendit dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi në mbështetje të kandidatit të PDKsë për Malishevën, Isni Kilaj ka premtuar 75 milion euro, investime kapitale në katër vitet e ardhshme.

Në fjalën e tij para elektoratit të Malishevës, kryeministri e ka quajtur këtë tubim madhështor, që sipas tij do edhe në këto zgjedhje PDK-ja do të fitoj bindshëm në këtë komunë.

“Isni Kilaj është njeri i ndryshimeve në Malishevë, është njeriu që ka dhënë çdo gjë për Malishevën. Një prej të parëve anëtar i UÇK-së. Luftëtar, politikani, menaxheri i mirë. Vazhdojmë me Isni Kilaj, për qeverisjen e mirë, për sukseset. Kilaj ka realizuar edhe më tepër se që ka premtuar dhe për këtë ju jam mirënjohës. Ne do të vazhdojmë me zhvillimin ekonomik dhe rritjen mirëqenies sociale”, ka thënë ai. Kryeministri i vendit dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi në mbështetje të kandidatit të PDKsë për Malishevën, Isni Kilaj ka premtuar 75 milion euro, investime kapitale në katër vitet e ardhshme.

Malisheva është pikërisht komuna e ish nënkryetarit të partisë së Hashim Thacit, Fatmir Limajt.

Kohë më parë, Limaj ishte deklaruar publikisht pro Iniciativës për Malishevën. Ai u kishte bërë thirrje qytetarëve që t’i ndërrojnë pushtetarët që shkelin ligjin dhe që “iu ka hyrë mendja se pushtetin ua ka lënë baba”, duke dalë haptazi kundër PDK – së.

Mbetet të shihet se cili do e fitojë betejën zgjedhore në këto dy komuna: Thaçi me “makinerinë” financiare dhe atë të pushtetit që ka pas vetes, apo Limaj dhe Krasniqi pa investuar asnjë cent e që mbështeten në reputacionin që ata kanë tek votuesit./Almakos