Home LIFESTYLE A do ikë ministri i përjetshëm dhe i përkledhuri i Ahmetit!

Fatmir Besimi është njeriu që ka përfituar më shumë gjatë qeverisjes së BDI-së nga viti 2002.

Në pushtetin 14 vjeçar të kësaj partie Besimi ka arritur gjithmonë të jetë ministër. Por brenda ish-ushtarëve dhe ish-komandantëve të UÇK-së ai është njeriu më i urryer, i cili kishte fatin të shijojë gjitha të mirat e pushtetit. Ai ka ndrruar gati 5 poste që kur BDI fitoi pushtetin.

Viceguvernator banke, ministër ekonomie, ministër eurointegrimesh, ministër mbrojtje dhe shumë detyra tjera në nivele këshillash e bordesh.

Por shumica në këtë parti nuk e kanë të qartë se përse ky individ – ministër ishte më i privilegjuari që shijoi frytet e pasluftës.

Ai edhe sot e kësaj dite ai po kritikohet ashpër nga anëtarë të kryesisë së

BDI-së, të cilët duan që ky njeri të përshëndetet me postet zyrtare.

“Ky është njeriu me fat që duket se ka lindur si ministër. Ju lutem si mundet ky njeri të jetë kudo ministër dhe në çdo qeveri. A thua nuk kemi njerëz të tjerë më të aftë. Ne njohim shumë figura më të përgaditura se ai, por kuptohet se ai ka përkrahjen e fuqishme nga dikush dhe kjo u pa e qartë me përgjimet. Edhe në qeverinë kalimtare ky njeri do jetë ministër, sepse ashtu e ka të shkruar fatin”, thotë një anëtar i BDI-së për INA, i cili shprehë revoltë lidhur me këto realitete në partinë e tij.

Jetëgjatësia në pushtet e këtij ministri u kritikua edhe në kongresin e fundit tematik të BDI-së, ku disa anëtarë kryesie kërkuan që këta individë të përshëndeten me postet e larta qeveritare dhe të hapet rrugë për kuadro të tjera. Por, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përkundër këtyre thirrjeve, është i padëgjueshëm dhe mbron me fanatizëm vendimet e tij, përfshirë edhe rastin e ministrit të përjetshëm Besimi.

Ky i fundit përveç tij, ka akomoduar edhe vëllain e tij si drejtor spitali në Tetovë, ndërsa bëhet e ditur edhe për punësime të tjera të njerëzve të tij nëpër institucione qeveritare. Ministri Besimi është edhe figura kontradiktore që ka nxitur debate për takimin e tij me gjeneralin serb të Ushtrisë serbe i cili akuzohet për krime lufte ndaj shqiptarëve në Kosovë, për takimin me Boris Tadiç dhe shtëpinë e tij luksoze në Shkup.

Shumica e funksionarëve në BDI mendojnë se ky njeri më në fund do të përshëndetet nga karriera e bujshme qeveritare dhe nuk do të përfshihet në qeverinë kalimtare. Por nga ana tjetër, në kreun më të ngushtë në këtë parti ai mbetet figura më e palëkundur dhe që është ministri më i sigurt.