Home LAJME A do i humbin vendet e punës administratorët shqiptarë?

PËRFAQËSIMIT TË DREJTË DHE ADEKUAT NË PIKPYETJE?

LIGJI PËR NËNPUNËS ADMINISTRATIV ËSHTË MIRATUAR “NATËN VONË” DHE MINISTRAT SHQIPARË KAN QENË NË “GJUMË”

BDI nga fillimi i vitit 2015 shqetësim do ta ketë të mbrojë administratorët shqiptarë mos e humbin vendin e punës. Ndryshimet e Ligjit për nëpunës administrativ i cili do të hyj në fuqi nga muaji shkurt i vitit 2015 drejtëpërdrejtë do të rrezikoj vendin e punës së shumicës së të punësuarëve shqiptarë që nuk njohin gjuhen angleze, franceze apo gjermane. Kjo do të thotë se 19.565 të punësuar shqiptarë nga 108.087 te punësuar gjithësej dhe 1.352 shpiptarë në vende udheheqëse duhet të dëshmojn njohjen e gjuhes me posedim Certifikatës ndërkombëtare të lëshuar nga testues zyrtar evropian se në të kundërtën do të degradohen ose do ta humbin vendin e punës.

Sipas ligjit për secilën kategori të nëpunësve administrativ kërkohet nivel i ndryshëm i njohjes së njërës prej 3 gjuhëve të huaja që fliten në BE (angleze, franceze dhe gjermane) edhe atë:

1. Për nëpunësit administrativ udhëheqës të shkallës së parë – B1 (këshilltarë shtetërorë) dhe të shkallës së dytë – B2 (Udhëheqës sektori), kërkohet posedimi i Certifikatës ndërkombëtare të lëshuar nga testues zyrtar evropian, anëtarë i shoqatës ALTE së testuesve evropian të nivelit (B2) të CEFR përkatësisht IELTS me 5 – 6 pikë, FCE, BEK B, ILEK, IKFE, BULATS ose Aptis, ose TOEFEL PBT më së paku 500 pikë, TOEFEL CBT më së paku 175 pikë ose TOEFEL IBT më së paku 60 pikë ose DELF, TCF, TEF ose Certifikatë Gete, TestDaf

2. Për nëpunësit administrativ udhëheqës të shkallës së tretë – B3 (Ndihmës udhëheqësi i sektorit) dhe të shkallës së katërt – B4 (Udhëheqës njësie) kërkohet posedimi i Certifikatës ndërkombëtare të lëshuar testues zyrtar evropian, anëtarë i shoqatës ALTE së testuesve evropian të nivelit (B1) të CEFR përkatësisht IELTS me 3,5 – 4,5 pikë, PET, BEK P, BULATS, ose Aptis, ose TOEFEL PBT më së paku 450 pikë, TOEFEL CBT më së paku 135 pikë ose TOEFEL IBT më së paku 45 pikë ose DELF, TCF, TEF ose Certifikatë Gete.

3. Për nëpunësit administrativ profesional të shkallës së parë – V1 (këshilltarë) ,të shkallës së dytë – V2 (Bashkëpunëtorë i lartë), të shkallës së tretë – V3 (Bashkëpunëtorë) dhe shkallës së katërt – V4 (Bashkëpunëtorë i ri) kërkohet posedimi i Certifikatës ndërkombëtare të lëshuar nga testues zyrtar evropian, anëtarë i shoqatës ALTE së testuesve evropian të nivelit (A2) të CEFR përkatësisht KET, IELTS me maksimum 3 pikë, BULATS ose Aptis, ose TOEFEL PBT më së paku 400 pikë, TOEFEL CBT më së paku 95 pikë ose TOEFEL IBT më së paku 30 pikë ose DELF, TCF, TEF ose Certifikatë Gete.

4. Për nëpunësit administrativ ndihmës – profesional të shkallës së parë – G1 (referentë të pavarur) ,të shkallës së dytë – G2 (Referent i lartë), të shkallës së tretë – G3 (Referent) dhe shkallës së katërt – V4 (Referent i ri) kërkohet posedimi i Certifikatës ndërkombëtare të lëshuar nga testues zyrtar evropian, anëtarë i shoqatës ALTE së testuesve evropian, ose Certifikatë nga Institucion ndërkombëtarë të nivelit (A1) të CEFR përkatësisht BULATS ose Aptis, ose TOEFEL PBT më së paku 310 pikë, TOEFEL CBT më së paku 35 pikë ose TOEFEL IBT më së paku 10 pikë ose DELF, TCF, TEF ose Certifikatë Gete.

Sipas nenit 108 të Ligjit për nëpunës administrativ:

(1) nëpunësi administrativ obligohet që deri te Sekretari ose udhëheqësi i Institucionit aty ku nuk emërohet sekretar, të dorëzojë Dëshmi për njohjen e gjuhëve të huaja dhe njohjen e punës për programe kompjuterike, adekuate për nivelin e vendit të punës së tij, në afat prej 2 vjetëve kur fillon të zbatohet ky ligj.

(2) Nëpunësi administrativ i cili nuk do të dorëzojë Dëshmitë e kërkuara nga paragrafi (1) të nenit 108, me Aktvendim nga Sekretari ose Udhëheqësi i Institucionit aty ku nuk emërohet sekretar, do të zhvendoset në vend pune për një nivel më poshtë nga vendi i punës ku ka qenë në momentin kur ka hy në fuqi ky ligj, përveç nëpunësve administrativ të cilët në ditën kur ka filluar zbatimi i këtij ligji kanë qenë të punësuar në vendet e punës për nivelet fillestare do tu zvogëlohet paga mujore në vlerë prej 10%. (referent i ri dhe bashkëpunëtorë i ri)

(3) Nëpunësit administrativ të cilit i zvogëlohet paga mujore për 10 % në çdo kohë mund të sjell Dëshmi për njohjen e gjuhëve të huaja dhe njohjen e punës për programe kompjuterike, ku sekretari sjell Aktvendim me çka shfuqizohet Aktvendimi nga paragrafi (2).

(4) Kjo nuk vlen për nëpunësit administrativ të cilët do të fitojnë të drejtën e pensionimit në afat prej 10 vjetëve nga dita kur fillon zbatimi i këtij ligji.