Home LAJME 41 vjeçari rrëmben vajzën 21 vjeçare në Kumanovë

rremben

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Kumanovë. I.K. 41 vjeçar para 10 ditëve i është afruar pas shpine 21 vjeçares M.Z., e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushta dhe shuplaka në fytyrë, e pastaj nën kërcënim me thikë e ka dërguar në shtëpinë e tij, ku e ka mbyllur në njërën prej dhomave.

Aty vajza ka qëndruar deri në ora 24, kur derën e ka hapur babai i 41 vjeçarit, transmeton Gazeta Lajm.

Me këtë rast ka ndodhur rrahje mes babait dhe djalit të tij 41 vjeçar, kurse 21 vjeçarja M.Z. e ka shfrytëzuar momentin për të ikur dhe ka shuar në shtëpi.

Vajza M.Z. rastin e ka paraqitur në polici, kurse SPB e Kumanovës ka ngritur padi kundër 41 vjeçarit I.K. të cilin e akuzon për veprën penale “grabitje”.