Home LAJME 3 mijë veshmbathje të reja ndahen për familjet shfrytëzues të ndihmave sociale

Familjet të cilët janë shfrytëzues të mjeteve financiare në Gostivar u pajisen me veshmbathje të reja të cilat janë donuar nga Organizata Humanitare “Çare Dare”.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bashkë me drejtorin e O.H “Çare Dare”, Jusuf Shahin, drejtoreshën e Qendrës për Punës Sociale në Gostivar, Marija Aleksovska vizituan Qendrën Ditore për personat me nevoja të veçanta për tu ndarë familjeve me nevojë veshmbathje të reja.

Bëhet fjalë për 3 mijë palë veshje dhe vlera e tyre është 11 mijë euro, tha Jusuf Shahin, drejtor i O.H “Çare Dare.

“Në emrin tim dhe në emër të gjithë qytetarëve shoqatës humanitare i falënderohemi për një organizim të këtillë që të ndajnë veshje për njerëzit me nevojë. Ne si Komunë e Gostivarit kemi nevojë për këto ndihma, por në të ardhmen me forcimin financiar edhe ne do marrim pjesë me kështu ndihma dhe do jepen atje ku është nevoja”, tha kryetari Nevzat Bejta.

3 mijë veshmbathje të reja ndahen për familjet shfrytëzues të ndihmave sociale

“Në emër të gjithë qytetarëve të cilët do të marrin nga këto veshje i falënderohemi organizatës humanitare “Çare Dare” e cila u kujtua edhe për qytetin tonë të donojnë veshje për kategorinë më të prekshme të qytetarëve si shfrytëzues të ndihmave me mjete financiare”, theksoi Marija Aleksova drejtoreshë e Qendrës për Punë Sociale.

Muhamed Tairi nga Qendra për Punë Sociale në Gostivar tha se kjo qendër ka një bashkëpunim me organizatat humanitare dhe Qendra për Punë Sociale e luan rolin e ndërmjetësuesit mes shoqatave humanitare dhe gjithë atyre që duan të donojnë.

3 mijë veshmbathje të reja ndahen për familjet shfrytëzues të ndihmave sociale