Home LAJME 25 pasagjerët u helmuan nga gazi toksik në aeroplanin e “British Airways”

van-ba-556510_1477403027-4708078

Të paktën 25 pasagjerë u dërguan në spital pasi aeroplani i kompanisë “British Airways” ka lëshuar alarm urgjence dhe është detyruar të bëjë ulje në Vankuver, kjo për shkak të një gazi helmues që është lëshuar brenda aeroplanit.

25 pasagjerët dhe i gjithë ekuipazhi, duke përfshirë edhe dy pilotët, u dërguan në spital menjëherë pas uljes së aeroplanit në Vankuver, pasi brenda tij ishte lëshuar një gaz toksik helmues.

Fluturimi BA286 ishte nisur nga San Francisko, ku për destinacion e kishte Londrën, mirëpo u detyrua të bëjë ulje urgjente në Vankuver.