Home LIFESTYLE 15 gjërat që e bëjnë MSN Messengerin të paharrueshëm

WhatsAppi e Snapchati, bashkë me Facebook Messengerin janë aplikacionet që po përdoren më së shumti për komunikim online. Por një kohë, lider i padiskutueshëm ishte MSN Messengeri.

Ky softuer ishte lansuar në vitin 1999 dhe “jetoi” 15 vjet para se të mbyllej përfundimisht më 31 tetor, 2014.

Më poshtë mund të gjeni 15 gjërat që përdoruesit e këtij programi nuk do t’i harrojnë asnjëherë.

1. Statuset me tekste këngësh

2. Vazhdimisht përdorimi i shkurtesës “BRB” – të gjithë përdoruesit atë kohë përdornin shkurtesën “BRB” apo “Be right back” (Kthehem pas pak)

3. “Dil Offline” – të gjithë bëheshin “agjentë sekretë” duke dalë offline, por që në të vërtetë ishin pranë kompjuterit.

4. Online-Offline vetëm që simpatisë t’i shkojnë njoftimet dhe t’i biesh në sy.

5. Kërkimfalja “të shkrova gabimisht” – Në MSN lindi ideja për të nisur bisedimet me kinse “i ke shkruar personit të gabuar”.

6. Kërkimi për emrin në MSN e jo numrin e telefonit – adoleshentët e asaj kohe nuk kërkonin që të bisedonin me telefon, por merrnin e-mailin apo kontaktin në MSN.

7. Vrapimi prej shkollës për shtëpi për të biseduar me ata me të cilët keni kaluar gjithë ditën bashkë.

8. “Nudge” – Në MSN ekzistonte mundësia e “Nudge” (Dridhjes) për të alarmuar një mik duke ia dridhur ekranin.

9. Në MSN lindën emotikonat e famshme që përdoren sot.

10. Krijimi i “shkurtesave” të veçanta për emotikonat.

11. Frika se kush po lexon mesazhet tuaja. Në MSN ishte përhapur mashtrimi me emra falso, për të ngacmuar miqtë.

12. Ndihma e mikut për të parë nëse dikush ju ka bllokuar. Të rinjtë shfrytëzonin miqtë për të parë nëse një person i caktuar është online dhe i ka bllokuar në MSN.

13. “Kontakti është duke shkruar” – fjalia që emociononte shumë njerëz.

14. Ndjenja e keqe kur mesazhi “që po shkruhej” nuk vinte kurrë.

15. Instalimi i MSN Messengerit në një kompjuter në shkollë.

The post 15 gjërat që e bëjnë MSN Messengerin të paharrueshëm appeared first on Shqipmedia.