Home LAJME 103 vjeçari martohet me 99 vjeçaren

Një çift i moshuar nga Paraguai u martuan në një ceremoni fetare pasi jetuan së bashku për 80 vjet.

Nga karroca e tij, 103 vjeçari Jose Manuel Riella, i premtoi dashuri të përjetshme nuses 99 vjeçare Martina Lopez, e cila kishte veshur një fustan të gjatë të bardhë.

Dasma u organizua në kopshtin e çiftit, ku edhe ishte vendosur altari.

Ceremonia u ndjek nga tetë fëmijët e tyre, 50 nipat dhe mbesat, 35 stërnipërit dhe 20 katranipër e katrambesa.

Prifti që i kurorëzoi tha se ata ishin të porsamartuarit më të moshuar që ai kishte dëgjuar ndonjëherë.

Dyshja ishin martuar në dasmë civile 49 vjet më parë por në atë kohë nuk kishin kryer ceremoni fetare.

Nusja Lopez tha se ishte shumë e emocionuar që lidhja e tyre u bekua nga prifti.

Familja tha se martesa e tyre u vazhdua me një festë të “këndshme” në shtëpinë e çiftit në Santa Rosa de Aguaray.