Home LAJME 10 persona kanë humbur jetën në mbytjen e një anije në Korenë...

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën në mbytjen e një anije transportuese pranë bregut të Koresë Jugore. Sipas informacioneve të rojes bregdetare anija ka lundruar nën flamurin e Panamasë.

Në anije ka pasur gjithsej 19 persona, pjesa më e madhe kinezë dhe një vietnamez.

Tetë anëtarë të bordit kanë shpëtuar, ndërsa dy të tjerët kërkohen.

Anija është ankoruar pranë qytetit bregdetar Phohan në pjesën juglindore të vendit, por dallgët e fuqishme e kanë lëvizur drejt digës detare, thuhet në kumtesën e rojës bregdetare.