Home TEKNOLOGJI 10 miqtë që duhet larguar nga Facebook

10 tipat e miqëve që duhet të eliminoni menjëherë nga Facebook

Bërja e një seleksionimi të kujdesshëm të miqësive në Facebook mund të jetë e vështirë, por ndonjëherë është e nevojshme. Do t’ju mbështesim nëpërmjet këtij artikulli duke ju shpjeguar se pa cilat miqësi mund të bëni në Facebook.

Personat që ju bëjnë ‘like’ të gjithëve, përfshirë edhe vetes

Një like është mëse I mirëse ardhur kur dicka të mirë postoni në llogarinë tuaj në facebook. Por a nuk ju duket bezdisëse kur disa persona ju bëjnë like cdo gjë?! Personat e tillë duhet larguar. Sidomos kur ata persona janë aktiv me like pa kursim në secilin status që secili mik I juaji publikon, apo në secilën foto që publikohet në këtë llogari, e pëlqej me të vërtetë apo jo.

Ish të dashurin tuaj, motrën ose mamanë e tij / saj apo shkurt këdo që ka të bëjë me të

Ndarjet kanë vetëm një anë pozitive: nuk duhet të shtireni më se ju pëlqejnë sjelljet pasive-agresive të motrës ose të vëllait të partnerit / partneres, bezdisja e nënës apo ajo e tezes. Ndaj, përse duhet t’i mbani më në jetën tuaj virtuale? Eliminojini, nuk keni nevojë për ta. Ju mjafton vetëm një klik për të bërë këtë.

Tipa të çuditshëm që ju kanë shtuar kur të gjithë mendonin se Facebook ishte si Myspace

“Çlirohuni” nga të gjithë ata të panjohur që ju kanë kërkuar miqësi, kur të gjithë ishim në fillimet tona të të kuptuarit se si funksiononte Facebook-u. Në jetën reale do të ishte njësoj sikur të takonim një të panjohur në stacionin e autobusit, e të fillonim të futeshim menjëherë në muhabet, madje duke e pyetur edhe për statusin privat. Kjo nuk është e pranueshme.

Ngacmuesit që nga koha e shkollës

I mbani mend ofendimet që ju bënin kur dëgjonit Mariah Carey-n me ëalkman-in tuaj, gjatë kohës së pushimit të gjatë? Nuk duhet të humbni kohën tuaj. Mos qëndroni në kontakt me këdo që ka qenë meskin në të shkuarën. Edhe pse në të vërtetë një X person e keni shtuar te miqtë tuaj në Facebook vetëm për t’i përplasur për shembull këngën e Jessie J “Ëho’s laughing noë?”, më mirë lëreni atë që të luajë në oborrin e shkollës, në vendin e duhur për të.

Racistët “shpërfillës”

Janë shumë të dallueshëm, sepse bien menjëherë në sy me “temat” problematike që diskutojnë në lidhje me emigrantët, për racat e ndryshme, për personat me zgjedhje seksuale të ndryshme etj. Dhe në fakt nuk dinë të postojnë asgjë veç këtyre temave. Të bezdisshëm apo jo? Ndaj, nëse në jetën reale jeni kundër racizmit, pse duhet të mos jeni në atë virtualen!

Egocentrikët që komunikojnë ekskluzivisht nëpërmjet citimeve

Nëse jeta e dikujt prej kontakteve tuaja duket se ka shumë të përbashkëta me profilin e Instagram-it të Miranda Kerr, bëjini një nder dhe eliminojeni.

Shoqen që ju bën tag gjithmonë në fotot ku keni dalë në mënyrën më të keqe të mundshme

Mbase mund të keni edhe ju një shoqe që ju bën gjithmonë tag në fotot ku keni dalë symbyllur, të papozicionuar mirë, përgjumësh, të mërzitur apo me sy të kuq. E tmerrshme apo jo! Ky është një nga ata mëkatet e Facebook që meriton eliminimin e menjëhershëm  dhe të pamëshirshëm. Mos e mendoni dy herë.

Personat që besojnë se pamja e ushqimit që ata hanë është e denjë për lajm në faqen e parë

Përdoruesit mendjemprehtë dhe diskretë kanë një lloj “filtri” të brendshëm që i mban larg postimit të çdo lloj gjëje në Facebook. Por personat që nuk e kanë këtë aftësi, transformohen në krijesa të egra për përditësimin e vazhdueshëm të mëngjesit të tyre, të drekës apo të darkës e të tjera me radhë. Niveli i interesit për ta është zero nga ju, kështu që përse duhet t’i mbani ende miq në Facebook.

Të mirët falsë ose të “fshehurit”

Bëjnë sikur janë të mirë me të gjithë, por sapo i takoni drejtpërdrejt, kuptoni se jo vetëm që nuk janë kështu, por skandalizoheni me paragjykimet dhe fjalët e këqija që thonë për të njohurit tuaj të përbashkët. Këta janë të mirët falsë. Po kështu ndodh edhe me ata të “fshehurit”, ata që nuk bëhen asnjëherë pjesë e profilit tuaj në Facebook, por që nga ana tjetër, sapo ju takojnë i dinë të gjitha për ju. Neveritëse apo jo!

 “Miqtë” e miqëve që ju nuk I njohni fare

A nuk është e bezdisshme që t’iu kërkoj shoqëri një mik I mikut tuaj, të cilin se keni takuar kurr? Është e vërtetë që në miqësi kemi njerëz që nuk I njohim. Por janë disa tipa që kërkojnë miqësi me secilin profil që iu del përpara, vecanërisht me miqtë e miqëve që ata kanë në llogari. Ata eliminoni sa më parë, pasi që s’ju duhen aty.

Tashmë ju takon juve se kë doni të eliminoni nga Facebook dhe përse!

– See more at: http://gazetafjala.com/10-miqte-qe-duhet-larguar-nga-facebook/#sthash.NFeJGqlx.dpuf