Home LAJME ​Ramush Haradinaj: Thaçi ma ofroi postin e kryeministrit

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zgjedhur një media në Shqipëri për të folur për prapaskenat e Bllokut dhe zhvillimeve politike në Kosovë.

Duke folur për emisionin A Show në Agon Channel me Adi Krastën, Haradinaj ka thënë se menjëherë pas zgjedhjeve Thaçi ia kishte ofruar postin e kryeministrit në koalicionin PDK-AAK, por ai e kishte refuzuar, transmeton Koha.net.

Sa i përket largimit të LDK-së nga Blloku, ai ka thënë se partia e Mustafës kishte një para-marrëveshje me PDK-në.

Kreu i AAK-së tha se Mustafa nuk e donte në asnjë mënyrë Vetëvendosjen në qeveri, dhe në takimin e fundit kishte thënë se ai duhej të ishte i nominuar i LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s bashkë.