Home LAJME ​Dafina Zeqiri me veteranët

Jo më larg se para tre orëve, atëherë kur shumë njerëz fillojnë ditën, këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, ka uruar për natë të mirë.

Por ky nuk është lajmi, edhe pse kjo ndoshta është koha e zakonshme e gjumit për të famshmen shqiptare.

25 vjeçarja, ka publikuar dy fotografi në llogarinë e saj në Facebook, derisa mbanë një kapelë me mbishkrimin UÇK, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Nuk ka dhënë ndonjë përshkrim të fotografisë, por mund të merret si mbështetje ndaj familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së.

Kohëve të fundit janë mbajtur protesta e demonstrata nga familjarë të kësaj kategorie për të kërkuar respektimin e Memorandumit për Bashkëpunim mes OVL-së dhe Rektorit të Universitetit të Prishtinës i nënshkruar më 2009, i cili ka të bëjë me pranimin e studentëve të familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës.

Kurse ditë më parë, është mbajtur një marsh në përkrahje të rektorit të ri të Universitetit, Ramadan Zejnullahu, për ndryshimet e bëra në fillim të mandatit të tij.

Kanë kaluar rreth pesë muaj nga fillimi i vitit të ri akademik, dhe ende nuk kanë dalur listat e studentëve të pranuar nga kjo kategori, pasi që rektori Zejnullahu ka kërkuar verifikimin e plotë të tyre.